PS marrëveshje sekrete me PD për reformat, zyrtari socialist: S’e kuptoj pse nuk e pranojnë

Nga A2 CNN
8 Prill 2026, 20:58 | Politikë

Anëtari i Këshillit Bashkiak të PS, Aldo Merkoçi, në “Off the Record” nga Andrea Danglli, deklaroi se reforma territoriale e vitit 2014 është realizuar përmes negociatave politike, përfshirë edhe me Partinë Demokratike, ndonëse kjo e fundit, sipas tij, nuk e pranon.

“Reforma në 2014 ka pasur katër deri në pesë variante. Varianti që kemi sot me 61 bashki ka ardhur si rrjedhojë e një negocimi politik,” u shpreh Merkoçi.

Ai shtoi se negociatat nuk kanë qenë gjithmonë publike: “Në disa raste në mënyrë të hapur, në disa raste jo dhe aq të hapur, siç ishte rasti me Partinë Demokratike që ende sot nuk pranon që ka pasur negociata nën tavolinë”.

Merkoçi theksoi gjithashtu rëndësinë e reformës dhe nevojën për rishikim pas një dekade: “10 vite pas një reforme kaq të rëndësishme është e detyrueshme të bëhet një proces skanimi për të parë çfarë ka ecur dhe çfarë jo”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos