Pse nuk lejohen Salianji dhe Kokalari të kandidojnë për kryetar? Ethem Aga: Ka komision verifikimi në PD

Nga A2 CNN
22 Mars 2026, 22:58 | Politikë

Ish-kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Ethem Aga, u përfshi në një debat me përfaqësuesin e shoqërisë civile, Migen Qiraxhi, gjatë emisionit “Terminal” me Aurora Sulçen në A2 CNN.

Debati u fokusua te mënyra se si funksionon Partia Demokratike dhe pretendimet për përjashtimin e kandidatëve nga gara. Qiraxhi akuzoi se në PD vendosen barriera për kandidatë të caktuar dhe se disa figura nuk lejohen të marrin pjesë në garë për drejtimin e partisë.

Në partinë tënde i del barrierë çdo kandidati dhe i tregon rrugën e përjashton”, u shpreh ai, duke përmendur Evi Kokalarin dhe Ervin Salianjin. 

Nga ana tjetër, Aga e kundërshtoi këtë pretendim, duke theksuar se në PD ekziston një strukturë e posaçme për verifikimin e kandidatëve.

“Nuk lejon kjo, nuk di ta them këtë, sepse fundja e fundit… pse nuk di ta thuash këtë, duhet të dish të thuash që në Partinë Demokratike ka një komision të verifikimit të kandidaturave.”, tha Ethem Aga.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos