“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët

Nga A2 CNN
6 Prill 2026, 20:27 | Politikë
 

Deputeti i PS, Erion Malaj, ka folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, ku ka shpjeguar nismën e socialistëve “Punët e Shqipërisë” dhe qëllimin e saj.

Sipas Malajt, kjo iniciativë ka lindur si një nevojë për të rikthyer kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët, pas një periudhe të caktuar shkëputjeje. Ai theksoi se fokusi kryesor është diskutimi i çështjeve që prekin përditshmërinë e njerëzve.

Punët e Shqipërisë ka nisur si një nevojë për të qenë në kontakt direkt me qytetarët dhe për të folur për problemet që janë më të rëndësishme për ta sot”, u shpreh ai.

Deputeti socialist e cilësoi këtë nismë si një proces të brendshëm të Partia Socialiste e Shqipërisë, që synon të forcojë komunikimin fillimisht me strukturat e partisë dhe më pas me qytetarët.

Është diçka e brendshme e PS-së, që na bën të jemi më të drejtpërdrejtë me qytetarët. E nisim nga strukturat tona dhe më pas vijojmë me çdo qytetar”, tha Malaj.

Ai shtoi se temat e diskutimit përfshijnë çështje kyçe si integrimi europian, ekonomia dhe problematika të tjera të përditshme. Teksa u pyet për çështje si çmimi i karburanteve, Malaj bëri dallimin mes rolit të partisë dhe qeverisë, duke shtuar: “Me çmimin e naftës merret qeveria, nuk merret partia. ‘Punët e Shqipërisë’ është për të komunikuar dhe për të shpjeguar procese të rëndësishme”.

Malaj bëri me dije se nisma do të zgjasë për nëntë javë, ku çdo javë do të trajtohet një temë e veçantë. Java e parë i është kushtuar procesit të integrimit europian, për të sqaruar, sipas tij, keqinformimet dhe perceptimet e gabuara që kanë qarkulluar.

Ka pasur informacion të gabuar apo jo të plotë për integrimin, madje edhe pretendime se procesi ka ngecur, gjë që nuk është e vërtetë. Për të qenë transparent, duhet ta nisësh nga terreni”, përfundoi Malaj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos