Kryeministri Edi Rama u shpreh i befasuar nga vota e opozitës pro rezolutës për anëtarësimin në BE, teksa ironizoi se me këtë qëndrim demokratët pranojnë se procesi i negociatave nuk është i bllokuar.
Në këtë linjë, kryeministri tha se shumë shpejt do të vijë lajmi i mirë për kalimin në fazën e dytë, atë të nisjes së mbylljes së negociatave.
Rezoluta që u miratua në Kuvend mori 114 vota, ku përtej përplasjeve në dukje, PS dhe PD kishin rënë dakord për ta votuar. Miratimi i saj vjen në një moment kur Shqipëria pret miratimin e raportit IBAR, një hap përcaktues për ecurinë e mëtejshme të negociatave. (A2 Televizion)