Rezoluta për integrimin, Berisha: Asnjë vlerësim për punën e qeverisë. Pa u skuqur Rama krahasoi shqiptarët me talebanët!

Nga A2 CNN
17 Maj 2026, 14:12 | Politikë

Rezoluta për integrimin, Berisha: Asnjë vlerësim për

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar përmes një videomesazhi duke iu përgjigjur deklaratave të Ramës lidhur me votimin nga opozita të rezolutës për integrimin, shkruan A2CNN. 

Berisha theksoi se rezoluta nuk ka asnjë fjalë vlerësimi për punën e qeverisë, por thjesht rreshton kërkesat dhe detyrat të domosdoshme për procesin e integrimit. Kryedemokrati vë në dukje të vetmin kriter që Shqipëria plotëson është ai gjeopolitik. 

Në monologun e tij, ndër të tjera, u ndal dhe tek rezoluta që u votua në parlament, duke pretenduar se opozita e votoi pasi konstatoi se po zhbllokohet IBAR. E vërteta është se, opozita ka një tezë nga e cila nuk lëviz, se Shqipëria përveç kriterit gjeopolitik nuk plotëson absolutisht asnjë kriter për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por opozita e mbështet këtë proces si një proces të diktuar nga gjeopolitika dhe kurrë ndonjëherë nuk ka menduar dhe nuk mendon të bllokojë procesin. Rezoluta nga alfa tek omega nuk ka asnjë fjalë vlerësimi për punën e qeverisë apo të parlamentit, por thjesht rreshton kërkesat dhe detyrat të domosdoshme për procesin e integrimit”, shprehet kreu i selisë blu. 

Ai kritikoi gjithashtu një deklaratë të Ramës gjatë një konference në Talin, ku sipas tij Rama krahasoi shqiptarët me talebanët, duke e cilësuar këtë si fyese dhe të papranueshme.

 “Së dyti, në monologun e tij, ai u ndal tek një konferencë e zhvilluar në Talin, ku në mënyrën më të papërgjegjshme krahasoi, pa u skuqur, pa u zverdhur shqiptarët me talebanët, duke u përpjekur të jetë interesant se shqiptarët janë në besimin e tyre të perëndimit si talebanët e Europës. Asgjë s'i lidh shqiptarët me talebanët. Nuk i lidh as e shkuara, as besimi i tyre, as politika dhe asgjë tjetër. Ata janë një organizatë terroriste e damkosur dhe krahasimi i kombit tënd me një organizatë si ajo, të tregon se je një njeri i shpërlarë, që je i gatshëm të thuash çdo fjalë për t'u bërë interesant”, tha Berisha. 

Në vijim, lideri demokrat hodhi poshtë pretendimet e Ramës për mungesë kontaktesh historike me Rusinë, duke deklaruar se kanë ekzistuar disa vizita zyrtare ndër vite.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos