Rama dëshmitar në gjyqin e tij, Berisha: Do jemi ballë për ballë, të vijë me kamera. Ia kishte vënë syrin pronës me Olsin dhe një futbollist

Nga A2 CNN
16 Prill 2026, 11:09 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se mezi po e pret përballjen me Edi Ramën në sallën e gjyqit, ku kryeministri është thërritur për të dëshmuar në gjyqin e çështjes “Partizani”.

“Është kërkuar me kohë, sepse në atë dosje Edi Rama ka mbi 10 firma. Prokuroria, mercenarët e Ramës nuk e thirrën një herë kur ne e kërkuam. Përkundrazi akuzuan Sali Berishën për gjëra që s’kishte lidhje me të. Gjykata zbatoi ligjin. Firmat aty janë të Edi Ramës. Unë kam një firmë pas firmës së Edi Ramës, “ex oficio” nga ana ime. Nuk kam firmosur kurrë kundër vendimeve të bashkive”, tha Berisha, përcjell A2 CNN.

Sipas kreut të opozitës, në atë vendim Rama, me 12 firma, ka ndryshuar destinacionin pa u kthyer prona te pronari. “Pa kërkesën e pronarëve ka ndërruar destinacionin e  një pjese të mirë të territorit në vitin 2006, për të shndërruar në zonë urbanistike, se duket se ia kishte vendosur syrin bashkë me Olsin e tij dhe një futbollist, kishin bërë një treshe”, tha Berisha.

“Çdo gjykatës serioz vendos marrjen në ndjekje penale të Ramës. Do të jemi ballë për ballë aty, i themi të bëhet burrë dhe të mos kërkojë seancë pa media. Të vijnë të shohin shqiptarët se cili është Edi Rama në atë aferë, çfarë korrupsioni ka kryer ai, duke ndryshuar destinacionin pa asnjë kërkesë nga pronarët, por vetëm për llogari të xhepit të tij dhe enturazhit të tij”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos