Rama flet në Parlamentin e Izraelit: Shqipëria meriton respekt për qëndrimin ndaj popullit hebre!

Nga A2 CNN
26 Janar 2026, 16:28 | Politikë

Rama flet në Parlamentin e Izraelit: Shqipëria meriton respekt

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në Parlamentin e Izraelit, teksa më herët dha një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për rolin e Shqipërisë për mbrojtjen e popullit hebre ndër vite.

Teksa e konsideroi mikpritjen një nder të veçantë, Rama shtoi se ky respekt nuk ishte për të personalisht, por për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

“Jam i sigurt se Shqipëria që unë përfaqësoj me krenari dhe njerëzit e kombit tim, si pak të tjerë që bënë për popullin hebre, duhet të gëzojnë respekt nga shteti i Izraelit”, tha mes të tjerash Rama, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se më herët edhe kryeministri Netanyahu e vlerësoi rolin e Shqipërisë për mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës II Botërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos