Rama gati për çeljen e fushatës, vesh këpucët me numrin 5: Fillon maratona

Nga A2 CNN
12 Prill 2025, 11:44 | Politikë

Rama gati për çeljen e fushatës, vesh këpucët me

Partia Socialiste do të çelë zyrtarisht fushatën mesditën e sotme në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet sociale teksa vesh atletet me numrin 5, ndërsa dëgjohet të thotë se është gati për maratonën një mujore të fushatës së zgjedhjeve të 11 majit.

Socialistët kanë zgjedhur numrin 12 si lajtmotiv të nisjes së kësaj fushate – 12 prilli, ora 12:00, dhe 12 yjet e BE-së – për të theksuar synimin e tyre politik: Shqipëria në BE deri në vitin 2030. Ky është edhe slogani i kësaj fushate: “Shqipëria 2030 në BE! Vetëm me Edin dhe PS.”

 

Nisja e fushatës u parapri një ditë më parë nga një tjetër veprimtari simbolike – 12 aktivitete paralele në 12 qarqet e vendit, të zhvilluara nga gratë socialiste. Një format i ri për socialistët, që këtë herë nuk mjaftohen me një takim qendror, por shpërndajnë mesazhin elektoral në të gjithë vendin njëherësh.

Të dielën, më 14 prill, fushata e Ramës do të zhvendoset në diasporë, me një takim në Milano, në orën 15:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos