Lulzim Basha reagoi përmes një postimi në Facebook pas vendimit të presidentit për të dekretuar ligjin e ri për komisionet hetimore.
Sipas Bashës, Rama ka frikë nga e vërteta dhe transparenca dhe krijon makinacione për të fshehur aferat korruptive që sipas tij kanë cuar pas hekurave gjysmën e qeverisë.
“Ai që nuk ka asgjë për të fshehur nuk i trembet transparencës.
Makinacionet e Edi Ramës për ti pamundësuar opozitës transparencën e aferave korruptive përmes komisioneve hetimore tregojnë frikën e tij nga e vërteta. Por transparenca për aferat korruptive ku është zhytur sot qeveria, që po varfëron dhe detyron shqiptarët të largohen do të bëhet me patjetër.
Sot gjysma e qeverisë është në dyert e drejtësisë e prapa hekurave, dhe të gjithë ata që kanë abuzuar, së shpejti do të japin llogari për aferat e tyre korruptive.
Kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, kartonat e Edi Ramës nuk e ndalin dot”, shkruan Basha. (A2 Televizion)