Rama kërkon plane nga bashkitë për legalizimet, detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të PS

Nga A2 CNN
28 Mars 2026, 13:47 | Politikë

Rama kërkon plane nga bashkitë për legalizimet, detaje nga

Që prej orës 11:00 të kësaj të shtune, socialistët janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve, ku po zhvillojnë një mbledhje të zgjeruar me qeverinë dhe grupin parlamentar socialist.

Prej më shumë se dy orësh po vijojnë diskutimet në grupin parlamentar lidhur me punën e Kadastrës.

Pas raportimit të drejtoreshës së këtij institucioni, A2CNN meson se deputetët, sipas qarqeve, kanë ngritur pyetje dhe shqetësime për çështje që lidhen me regjistrimin e tokave bujqësore dhe përmbylljen e hartave digjitale.

Sipas burimeve, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga bashkitë hartimin e një plani të qartë për procesin e legalizimeve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos