Rama mbledh kryebashkiakët socialistë: Çdo bashki duhet të hapë një zyrë juridike në ndihmë të kadastrës

Nga A2 CNN
3 Prill 2026, 15:32 | Politikë

Rama mbledh kryebashkiakët socialistë: Çdo bashki duhet të

Çdo bashki duhet të hapë një zyrë juridike në ndihmë të kadastrës. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët socialistë të vendit. Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se kjo do të shërbejë për planet prioritare të legalizimit dhe përcaktimin e zonave prioritare. Për këtë ai autorizoi ministrin e Pushtetit Vendor, Ervin Demo.

“Kadastra, në bashkëpunim me çdo bashki, por këtu duhet angazhimi juaj, të ndërtojë planet prioritare të legalizimit. Në mënyrë që të legalizojmë procesin dhe ta bëjmë më të drejtë e transparent për aplikuesit, duke vendosur një sistem ku ata që kanë aplikuar më parë janë të parët për të marrë përgjigje, po ashtu përcaktimi i zonave prioritare. Të kemi një punë të përbashkët dhe të koordinuar më të mirë. Duhet patjetër që bashkitë të hapin një zyrë të ndihmës juridike për kadastrën. Ka shumë ankesa për kadastrën, por shumë prej tyre vijnë nga moskryerja e aplikimit në mënyrë të rregullt ligjore. Nuk ka asnjë problem që bashkitë të hapin një zyrë të ndihmës juridike enkas për shërbimin e kadastrës dhe legalizimeve. Është diçka që do të lehtësojë maksimalisht qytetarët në mënyrën e kuptimit sesi bëhet një legalizim. Këtë do ta ndjekë ministri i Pushtetit Vendor”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Paketa e Maleve ka shënuar përparime. Sipas tij disa prej bashkive kanë përcaktuar 10 projektet për të nënshkruar, ndërsa në njërën prej tyre, sipas tij përllogariten 5 milionë euro nga investimet.

“Paketa e Maleve ka pasur progres. Disa bashki kanë bërë progres me procedurat dhe kanë përcaktuar objektivin bazë të 10 projekteve për të nënshkruar dhe vijuar me procesin e marrjes së lejes. Në njërën nga bashkitë janë 5 milionë euro të llogaritura nga 10 investimet e llogaritura në Paketën e Maleve nga persona që janë në emigracion”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos