
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët e Partisë Socialiste, ku u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme për zhvillimin dhe menaxhimin e bashkive, raporton A2CNN.
Gjatë takimit u diskutua menaxhimi i parkimeve në qytete dhe nevoja për përmirësimin e ndërtesave të vjetra të privatizuara, që kanë degraduar me kalimin e kohës.
U theksua gjithashtu rëndësia që shtëpitë dhe objektet me vlerë historike dhe kulturore në qytete të kthehen në muze për të ruajtur trashëgiminë kulturore.
Kryeministri Rama theksoi nevojën për përforcimin e shërbimeve të zjarrfikësve për bashkitë dhe rritjen e sektorit të emergjencave në nivel lokal, si dhe zbatimin e paketës së maleve për menaxhimin e zonave malore.
Një tjetër temë e rëndësishme e diskutuar ishte roli i bashkive si sipërmarrëse, jo vetëm përmes aktiviteteve të tyre, por edhe në partneritet me sektorin privat, për të rritur efikasitetin dhe përfitimet për qytetarët.
(A2 Televizion)