
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se shtetasi Ergys Agasi u sulmua fizikisht dy javë më parë dhe se ai mbrohet nga institucionet shtetërore, raporton A2CNN.
Berisha tha se Agasi u rrah shumë keq, ndërsa më pas u dërgua në një spital privat. “Duhet të dini një gjë, Ergys Agasi mbrohet nga shteti. Nuk ekziston mandat ndërkombëtar arresti për të. Mandati në Shqipëri është i pavlefshëm sepse policia nuk e arreston,” shtoi Berisha.
Ai gjithashtu komentoi lidhur me akuzat dhe zhvillimet që lidhen me Agasin, duke i cilësuar si pjesë e ndikimit të kryeministrit Edi Rama.
Deklaratat e Berishës vijnë ndërsa dosja e Agasit në AKSHI ka shkaktuar polemika mbi mbrojtjen dhe përgjegjësitë ligjore të tij.
(A2 Televizion)