Rama në Asamblenë e OKB-së: Shqipëria bën thirrje për marrëveshje ndërkombëtare për një AI sovrane dhe demokratike

Nga A2 CNN
25 Shtator 2026, 19:51 | Politikë

Rama në Asamblenë e OKB-së: Shqipëria bën thirrje


Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka bërë thirrje për një marrëveshje ndërkombëtare për një inteligjencë artificiale sovrane dhe demokratike.

Rama tha se qytetarët duhet të kenë të drejtë të dinë kur përmbajtja politike me ndikim është gjeneruar artificialisht apo është manipuluar në përmbajtjen e saj.

“Së pari, qytetarët duhet të dinë kur përmbajtja politike me ndikim është gjeneruar artificialisht apo është manipuluar në përmbajtjen e saj.”

Sipas kryeministrit, një tjetër parim duhet të jetë transparenca e arkitekturës së shpërndarjes së përmbajtjes.

“Së dyti, arkitektura e shpërndarjes duhet të bëhet transparente. Qytetarët dhe shtetet duhet të kenë të drejtë të dinë kush e krijoi, financoi, shënjestroi apo amplifikoi artificialisht përmbajtjen politike me ndikim.”

Rama theksoi gjithashtu se çdo përdorim me ndikim i inteligjencës artificiale nga institucionet publike duhet të shoqërohet me përgjegjësi të qartë.

“Së treti, çdo përdorim me ndikim i AI-së nga një institucion publik duhet të ruajë një zinxhir të qartë llogaridhënieje ligjore dhe njerëzore.”

Në përfundim, kryeministri u shpreh se demokracitë duhet të bashkëpunojnë për krijimin e një mekanizmi të përbashkët për identifikimin në kohë të rreziqeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos