Rusia kërkon largimin e diplomatëve të huaj nga Kievi, Hoxha: E papranueshme, Shqipëria nuk tërhiqet

Nga A2 CNN
28 Maj 2026, 13:55 | Politikë

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha e quajti të papranueshme kërkesën e Rusisë që të huajt të largohen nga Kievi para bombardimeve.

“Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci, por intimidim. Përfaqëson një tjetër shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe të Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike”, shkroi ministri Hoxha në X.

“Shqipëria nuk ka për t’u tërhequr. Do të mbetemi në Kiev. Qëndrojmë fort krah Ukrainës dhe nuk do të intimidohemi. Përgjigja ndaj kësaj lufte nuk mund të jetë më shumë luftë, më shumë krime apo sulme kundër civilëve dhe infrastrukturës civile”.

Hoxha shtoi se e vetmja zgjidhje e kësaj lufte që nuk duhet të kishte nisur kurrë është angazhimi në negociata për paqe. “Këtë ia kam thënë qartë sot ambasadorit rus në Tiranë”, shkroi Hoxha.

Të dielën, Rusia lëshoi një valë bombardimesh në Kiev, nga e cila u godit edhe rezidenca e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos