Gjatë javës së shkuar, kryeministri Edi Rama brenda ditës ishte në dy vizita, në Itali e më pas në Spanjë. Në Itali, Edi Rama zhvilloi një takim biletaral me Giorgia Melonin, ndërsa në Spanjë përveçse takoi kryeministrin Pedro Sanchez, ishte pjesëmarrës në takimin e quajtur Samiti për Mbrojtjen e Demokracisë, në të cilin merrnin pjesë liderë të së majtës në pushtet.
Takimi që kishte për synim të mbolizonte të majtën kundër të djathtës ekstreme dhe mbrojtjen e institucioneve demokratike, u konsiderua edhe si një samit anti-Trump, për shkak se pjesëmarrësit ishin kritikë të luftës dhe politikave të presidentit amerikan. Për këtë arsye, Sali Berisha në një konferencë për mediat akuzoi kreun e qeverisë se e ka fshehur këtë vizitë në Spanjë dhe lëshoi disa akuza në drejtim të tij.
“Çfarë emri mund t’i vini ju një kryeministri të tillë që fsheh pjesëmarrjen e tij në një samit ndërkombëtar dhe e shet se ishte për një vizitë zyrtare në Spanjë? A mund ta quani këtë një burrec, një langaraq, por mundet edhe një prostitutë amorale politike?”, tha Berisha.
Problemi sipas Berishës është te qëllimi i këtij samiti. “Ishte me një mantra antia-merikane, por nuk ishte proevropiane”.
Duke kujtuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes të drejtuar nga Donald Trump, lideri opozitar tha se prania e Ramës samitin për demokracinë dëmton Shqipërinë, duke e bërë qesharake në sytë e botës. “Po tani ç’të shtyu të shkosh tek ata që kanë qëndrime të kristalta antiamerikane. Dhe ata, ato qëndrime i kanë për interesa të vendeve të tyre, siç gjykojnë ata. Ku i ke interesat ti?”.
Berisha gjatë komunikimit me median u pyet edhe për bashkimin e opozitës, ku u shtriu dorën e bashkëpunimit të gjitha partive politike, pasi siç tha qëllimi është largimi i Edi Ramës. (A2 Televizion)