
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Itali. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë italiane, ku bëhet e ditur se kreu i qeverisë shqiptare do të pritet nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në orën 15:00 në Pallatin Chigi.
“Takim me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë
Data: 16 prill 2026
Ora: 15:00
Vendndodhja: Pallati Chigi
Të enjten, më 16 prill, në orën 15:00, kryeministrja Giorgia Meloni do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Palazzo Chigi”, thuhet në faqen e qeverisë italiane.
Ende nuk ka njoftim për arsyet e vizitës së kryeministrit shqiptar në Itali.
(A2 Televizion)