
Është mbyllur protesta e qytetarëve kundër qeverisë, e zhvilluar këtë të shtunë, më 29 nëntor, në Tiranë. Tubimi zgjati mbi 6 orë dhe u shoqërua me tensione, përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, si dhe episode të dhunshme në disa zona të kryeqytetit.
Gjatë protestës u shënua edhe plagosja e deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, i cili mbeti i dëmtuar nga një plumb gome dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.
Protesta e sotme ishte tubimi i 184-t i qytetarëve, ndërsa gjatë gjithë ditës pati ndërhyrje të policisë, përdorim të gazit lotsjellës dhe shoqërime protestuesish.
(A2 Televizion)