Muzikë dhe atmosferë festive, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit

Nga Edi Ruçi
29 Nëntor 2026, 20:34 | Aktualitet

Muzikë dhe atmosferë festive, Vlora i jep fund festimeve të

Nën ritmet e muzikës shqiptare, qytetarët e Vlorës kanë zgjedhur ta kalojnë mbrëmjen e 29 Nëntorit në sheshin ku nisi historia e shtetit shqiptar.

Qindra persona i janë bashkuar koncertit festiv në Sheshin e Flamurit, duke krijuar një atmosferë të veçantë, pavarësisht temperaturave të ulëta.

Artistë të njohur janë ngjitur në skenë për të sjellë muzikë dhe argëtim për të pranishmit.

Kështu, me këngë dhe festë, Vlora i jep fund dy ditëve të aktiviteteve kushtuar festave të 28 dhe 29 Nëntorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos