Berisha sulmon E-Albania: “Tani është Ergys Agasi Albania, nuk funksionon, është kthyer si posta e Hazirit”

Nga A2 CNN
31 Mars 2026, 12:39 | Politikë

Berisha sulmon E-Albania: “Tani është Ergys Agasi Albania, nuk

Kryedemokrati Sali Berisha ka kritikuar ashpër platformën E-Albania, duke e quajtur “Ergys Agasi Albania” dhe duke e krahasuar me “postën e Hazirit” për funksionimin e dobët dhe mos-ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Qytete të tëra janë zbrazur nga shërbimet bazë publike, nga institucionet që përbëjnë krenarinë e funksioneve të tyre. Për të nxjerrë një dokument në arkivën e qytetit mijëravjeçar, qytetari i Shkodrës duhet të shkojë në Mirditë, se aty ka magazinat e arkivës së Edi Ramës,” tha Berisha.

Ai shtoi se E-Albania nuk është funksionale dhe nuk u shërben qytetarëve, veçanërisht në zonat malore si Pogon, Valbonë apo Theth, ku interneti nuk funksionon mirë. “E-Albania që tani e tutje duhet të quhet Ergys Agasi Albania… është posta e Hazirit,” tha Berisha, duke treguar historinë e postierit patriot Haziri, i cili ndërmjetësonte letrat për qytetarët, por e-Albania nuk ofron as këtë shërbim.

Ish-kryeministri gjithashtu kritikoi vendimin për të centralizuar shërbimet kadastrale vetëm në Tiranë, duke e cilësuar si “grabitje dhe plaçkitje të pasurive publike”.

“Është përparësi absolute e këtij regjimi të marrë tokat, brigjet dhe pasuritë e qytetarëve. Të mendosh se qytetarët do të përfitojnë nga E-Albania është tallje me ta,” përfundoi Berisha.

Ky reagim vjen ndërsa debati për efiçencën e shërbimeve elektronike publike dhe qasjen e qytetarëve në to është shtuar dukshëm në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos