Rama prezanton Dashnor Sulën si Kryeinspektor: Ke sfidën që të adresosh çfarë ke thënë në Parlament

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2026, 11:46 | Politikë

Rama prezanton Dashnor Sulën si Kryeinspektor: Ke sfidën që

Kryeministri Edi Rama, në një takim me drejtuesit e inspektoriateve të vendit, prezantoi ish-deputetin e Partisë Demokratike, Dashnor Sula, në postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm.

Rama iu drejtua Sulës duke i kujtuar ato që ka thënë në Parlament kur ishte pjesë e PD-së, shkruan A2.

“I uroj punë të mbarë Kryeinspektorit. Është një moment i rëndësishëm i kësaj reforme sepse pasi kemi kapërcyer fazën e pare, që pati shumë nevojë për parapërgatitje për të studiuar modelet dhe për të krijuar një lloj bindjeje tek të gjithë se ishte një domosdoshmëri të kapërcehej skema organizative e të shkuarës, tani do të kalojmë në fazën e zbatimit të thelluar të reformës. Do të shoqërohet me fillimin e punës për të ndërtuar kompleksin e ri të inspektoriatit që do të krijojë kushte optimale për të mbledhur të gjithë inspektoriatet. Një gjë është e sigurtë, deri tani ne nuk mund të themi se me inspektimin kemi bërë progresin e nevojshëm. Mbetet një problem në gjithë mekanizmin e funksionimin të shtetit, në organizim, në mendësi dhe në hendekun midis shërbimit dhe pengimit që atyre që duhet të shërbehen. Unë gjithmonë kam besuar se sistemi dhe përmirësimi është përgjigjja. Mund të ndërrojmë të gjithë njerëzit, po qe se sistemi nuk është i strukturuar si duhet, dhe po qe se drejtimi nuk është i duhuri, përsëri biem në të njëjtat situata.

Sula vjen nga një karrierë politike, por më parë ka qenë një progtagonist në sistemin e drejtësisë. Ka gjithë formimin e nevojshëm për të ndjekur këtë punë pasi formimi juridik është i rëndësishëm. Ka dhe sfidën që të gjitha ato që ka thënë në Parlament, tani t’i adresojë”, u shpreh Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos