
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka marrë pjesë në një Ballon e Operas Shtetërore të Vjenës, shkruan A2 CNN.
“Me ftesë të posaçme të Ministres Federale për Punët e Jashtme të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, në Ballon e Operës së Vjenës, e mbajtur nën patronazhin e Presidentit Federal, Dr. Alexander Van der Bellen”, shkroi Spiropali në Facebook.

“Ftesa e nderit në emër të Shqipërisë në këtë event tradicional që daton nga shek. XVIII, instrument i fuqishëm i diplomacisë kulturore, është tregues i respektit, besimit dhe vlerësimit me të cilin miqtë austriakë, shohin dhe trajtojnë Shqipërinë si pjesë e natyrshme e miqësive dhe aleancave të tyre”. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )