Raporti për integrimin, debate në Kuvend, deputetët e PD kërkojnë praninë e Ramës në seancë

Nga A2 CNN
14 Maj 2026, 10:54 | Politikë

Raporti për integrimin, debate në Kuvend, deputetët e PD

Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me raportin për procesin e integrimit europian dhe mungesën e Kryeministrit në sallë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi praninë e Kryeministrit Edi Rama në seancë, duke argumentuar se raporti është dokument i Këshillit të Ministrave dhe duhet të prezantohet nga kreu i qeverisë, shkruan A2CNN. 

Ky është një raport i Këshillit të Ministrave, që sipas Kushtetutës e përfaqëson kryeministri. Do duhej të ishte kryeministri në seancë që të informonte Kuvendin mbi procesin e integrimit europian. Aq më shumë që kemi edhe një ministër shteti përgjegjës për negociatat që s’është prezent. Llogaridhënia nuk bëhet me korrespondencë”.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se debati duhet të vijojë sipas procedurës parlamentare dhe pa penguar procesin e miratimit të rezolutës.

Ky mocion me debat sot është i lidhur me nenin 103, ku thuhet se në përfundim të debatit miratohet rezoluta, e cila ka kaluar me konsensus. Do ishte në të mire të procesit, që të lexojmë rezolutën dhe më pas të çelim debatin. Të mos ta prishim punën e mirë të komisionit dhe të shkojmë përpara me diskutimet”, tha Balla.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos