Reforma Territoriale pa konsensusin e opozitës? Ministri Demo i përgjigjet pyetjes së A2CNN

Nga A2 CNN
19 Mars 2026, 14:15 | Politikë

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, u pyet nga gazetarja e A2CNN Fjorela Beleshi, nëse PS do ta çojë përpara Reformën Territoriale edhe pa konsensusin e opozitës.

Pas mbledhjes së qeverisë, Demo u shpreh se Komisioni Posaçëm është ende në kohë për ta bërë punën e tij. Ai shtoi se në ditët në vijim do të nisin edhe dëgjesat.

Besoj që Komisioni i Posaçëm është mbledhur edhe gjatë kësaj jave. Po ashtu, javën që kemi përpara do të fillojnë edhe takimet dhe të ftuarit e parë në komision, unë do të jem vetë një ndër ta, që do të shkoj në komision, për të trajtuar atë çfarë ka ndodhur me reformën gjatë 10 viteve të fundit,” u shpreh ai.

Ministri nënvizoi se thelbësore mbetet një qasje e bazuar në analizën e viteve të fundit, me synim forcimin e bashkive në të ardhmen.

Unë mendoj se jemi akoma në kohë. Komisioni i Posaçëm e ka kohën për të bërë punën e vet, por besoj fort se ajo çka është e rëndësishme është nevoja për të trajtuar duke u bazuar në atë që ka ndodhur gjatë viteve të fundit, që të krijojmë qasjen e duhur ndaj kësaj reforme, që të kemi bashki më të forta nesër,” deklaroi Demo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos