Berisha nga Brukseli për 50-vjetorin e PPE: Shqipëria mbeti në klasë për shkak të dosjeve të korrupsionit

Nga A2 CNN
19 Mars 2026, 11:25 | Politikë

Nga Brukseli. në 50-vjetorin e themelimit të Partive Popullore Europiane, Sali Berisha foli për raportin e Partisë Demokratike me Brukselin, ndërsa nënvizoi se integrimi është bllokuar për shkak të dosjeve të kryeministrit Rama me korrupsionin.

“Raporti i Partisë Demokratike është i shkëlqyer me Partinë Popullore. Janë disa rezoluta të cilat kanë  shprehur mbështetjen e plotë për Partinë Demokratike dhe dënimin e hapur të farsës elektorale dhe të regjimit të Edi Ramës”, tha Berisha, përcjell A2 CNN.

“Partia Popullore mbështet plotësisht procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por një proces të bazuar në meritë siç është edhe kërkesa jonë. Faktikisht në qoftë se dje u votua me unanimitet Mali i Zi, Shqipëria mbeti në klasë dhe është në labirintet të cilat e futi Edi Rama për shkak të dosjeve të tij të tmerrshme me korrupsionin. Pra, Shqipëria është peng i dosjeve të korrupsionit të Edi Ramës. Edi Rama nuk dëgjon më thirrje nga Brukseli, por nga disa nga vendet më të prapambetura të Afrikës”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos