Karakaçi: Ngushtica e Hormuzit jo problem për furnizuesit shqiptarë. Bordi i Transparencës është aty nëse do duhet

Nga A2 CNN
19 Mars 2026, 13:50 | Politikë

Karakaçi: Ngushtica e Hormuzit jo problem për furnizuesit

Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, tha për mediat pas mbledhjes së qeverisë se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit s’përbën problem për furnizuesit shqiptarë, pasi 90 për qind e naftës vjen në vendin tonë, vjen përmes rrugëve të tjera detare. 

Megjithatë Karakaçi theksoi se Bordi i Transparencës është një alternativë dhe mund të ngrihet shumë shpejt, nëse evidentohen luhatje të mëdha çmimesh.

Ne po e shikojmë në dinamikë. Ngushtica e Hormuzit s’përbën problem për grupet e furnizuesve shqiptarë, sepse 90 për qind vjen nga rrugë të tjera detare. Bordi i Transparencës është aty, mund të ngrihet shumë shpejt, por akoma s’kemi vendosur një gjë të tillë”, tha ai.  

I pyetur për projektligjin e PD-së për uljen e taksës së qarkullimit, ministri shprehet:

Taksa e qarkullimit për t'u ulur 45 lekë, nënkupton që duhet të jetë 45 lekë. Taksa e qarkullimit nuk është 45 lekë. Ne kemi ndjekur një model tjetër. Taksa e qarkullimit është në të gjitha vendet e BE, por është e ndarë, disa e segmentojnë në pikën e karbunatit, disa e segmentojnë në pagesat e taksave të mjeteve. Ne kemi gjykuar që marrja e taksës së qarkullimit në pikën e karbunatit është mjeti më i mirë, pasi ai që përdor më shumë litra karburant, paguan më shumë taksë. Nuk kemi ende vendimmarrje për Bord Transparence. Ky bord është aty dhe mund të krijohet me një VKM”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos