Pas bojkotimit të mbledhjes konstituive të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, demokratët këtë të enjte zunë vendet e tyre në tryezën e përbashkët parlamentare me socialistët. Ulja në tryezë nuk ndryshoi qasjen e opozitës, pasi përfaqësuesit e Partisë Demokratike kritikuan edhe reformën e vitit 2015, që sipas tyre ka qenë dështim, ndaj janë detyruar që të mblidhen për të ribërë reformën, shkruan A2 CNN.
Por për socialistët reforma ka dhënë sukses, ndonëse tashmë duhen ridemensionuar për marshin e ri që i duhet Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.
“Pra themi troç, ta themi saktë fare. Domethënë ne po bëjmë një reformë mbi reformë. Do dëgjojmë po të njëjtat fjalë, kam frikë, modernizim, ndarje territoriale efikase, shërbim ndaj qytetarit, që në qoftë se ne ecim po në të njëjtat modalitete, në të njëjtat rrugë siç kemi ecur reforma e parë, s'po bëjmë gjë tjetër veçse po bëjmë reformën e reformës të dështuar që normal do ketë një rezultat sikurse kjo reformë që sot është e dështuar dhe kam frikë pastaj se pas 10 vitesh Mund të bëjmë reformën e reformës që reformoi reformën e dështuar”, tha Luçiano Boçi, bashkëkryetar i Territoriales.
“Gjëja që duhet të bëjë një komision si ky në mendimin tim dhe ju i referuat kësaj gjë në fjalën tuaj është që ne të bazohemi te faktet dhe te shifrat dhe të bazohemi në mënyrë sistematike te eksperienca e qytetarëve në terren. ë sigurisht bën shumë sens që njerëzit kenë opinione politike krejt normale, por të dhënat, të gjitha të dhënat dhe absolutisht të gjitha të dhënat tregojnë në mënyrë sistematike që reforma e 2014-s ka përmirësuar në mënyrë masive ë të gjithë ë mënyrën e funksionimit të pushtetit vendor në vend”, tha bashkëkryetari tjetër, Arbian Mazniku.
Qasje të ndryshme palët kanë edhe për çështjen se sa bashki do duhet të jenë. Demokratët i qëndrojnë mendimit se duhen më shumë, por për socialistët ky diskutim duhet të jetë i fundit.
“Sigurisht janë të zhveshur nga çdo lloj autonomie apo pavarësi e menaxhimit të territoreve dhe ajo që kërkohet në thelbin e kësaj reforme që është thirrja që ka sunduar ligjërimin politik në raport me pushtetin vendor është një ndarje e re territoriale. Bashki më shumë, shërbime më shumë. Kjo është kërkesa reale që ne e ndeshim. E kemi ndeshur edhe përgjatë fushatave elektorale. Diskutimi i ë politik për fat të keq është çfarë jo rrallë herë na çon në një ulli të gabuar”, tha Boçi.
“Diskutimi që na duhen më shumë bashki që të marrim, të fitojmë ne më shumë bashki është diskutimi i cili e kthen diskutimin nga një çështje e ofrimit të shërbimeve të qytetarëve në një çështje elektorale dhe unë mendoj që në thelb duke qenë dakord me ju ta lejmë këtë si pikë të fundit”, tha Mazniku.
Demokratët dhe socialistët bashkuan votat sa i takon kalendarit të punimeve dhe morën vendimin për të caktuar ekspertët që do të ndihmojnë punën e tyre në komision. (A2 Televizion)
