Rikthehen bisedimet për detin? Ministri Dendias pas takimit me Ramën: Folëm edhe për minoritetin grek

Nga Fjorela Beleshi
25 Maj 2026, 19:45 | Politikë

Ministri grek Nikos Dendias u rikthye në Tiranë, por tashmë jo si titullar i Ministrisë së Jashtme, por asaj të Mbrojtjes. Edhe pse sipas mediave greke kjo shënon rikthimin e palëve në bisedimeve për ndarjen e kufirit detar, por deri më tani asnjëra palë nuk e ka konfirmuar zyrtarisht. A2CNN ka mundur të mësojë kjo vizitë ishte e planifikuar në kohë për bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve.

Fillimisht Dendias u prit me ceremoni zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes nga homologu shqiptar Ermal Nufi.

Pas këtij takimi nuk kishte një deklaratë për mediat, përveçse një njoftim i shpërndarë nga Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, në të cilën shkruhet se gjatë kësaj vizite zyrtare ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Greqi dhe vijimi i dialogut të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Pas Mbrojtjes, Ministri grek Nikos Dendias ka qëndruar për rreth 2 orë në selinë e qeverisë, filimisht një takim tetë a tetë me kryeministrin Rama dhe më pas një drekë punë në Kryeministri. Pas përcjelljes së Dendias, Rama shkrujati dy fjali, njërën në shqip ku e cilësonte si mik të çmuar të partneritetit strategjik Shqipëri-Greqi dhe tjetrën në greqisht ku i uronte rrugë të mbarë për në shtëpi.

Shqipëria dhe Greqia kanë ende çështje të pazgjidhura me njëra-tjetrën, me e rëndësishmja lidhet me detin Jon, pasi që prej rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e marrëveshjes së firmosur nga qeveria Berisha në Tiranë, çdo përpjekje tjetër e qeverive të kryeministrit Rama ka dështuar.

Pak vite më parë palët ranë dakord që çështjen ta zgjidhnin me gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, por ekipet negociatore nuk u ngritën kurrë për ta përgatitur këtë proces. Përballë gatishmërisë së palës shqiptare për t'i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje, Greqia, nga ana e saj, ka konfirmuar mbështetjen ndaj vendit tonë në Bashkimin Europian.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos