Sa deputetë ishin në sallë? Bardhi për ligjet e votuara: Presidenti të justifikojë rrogën dhe t’i kthejë

Nga A2 CNN
7 Mars 2024, 11:00 | Politikë


Jashtë sallës së Kuvendit, Gazment Bardhi e cilësoi antikushtetues procesin e votimit të projektligjeve në rendin e ditës në Kuvend dhe në shkelje të rregullores, pasi sipas tij nuk u plotësua kuorumi, teksa në sallë ishin 68 deputetë të mazhorancës dhe ata të opozitës që nuk morën pjesë në votimin për prezencën.

Teksa shpjegoi rregulloren, Bardhi ftoi presidentin Begaj që të kthejë këtë paketë ligjesh, së bashku me ligjin e miratuar për zonat e mbrojtura.

“Kaloi në seancë pa u shpallur rezultati i votimit, nuk mund të konsiderohet i miratuar. Sipas rregullores së Kuvendit dhe jurisprudencës, thuhet që për efekt të kuorumit llogariten vetëm ata që kanë marrë pjesë në votim dhe në votim morën pjesë 68 deputetë. Që të hapet votimi duhen 71. Imagjinojeni çfarë iu bëjnë parave të shtetit. E gjithë paketa do të duhet që presidenti të justifikojë rrogën. Është një procedurë që kryen në verifikim dhe në presim që të shprehet për ligjin e zonave të mbrojtura dhe të kthejë këto ligje që quhen të miratuara, por nuk janë. PD-ja është e bashkuar, kemi një detyrë më të rëndësishme të forcojmë partinë dhe ta bëjmë fituese”, tha Bardhi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos