
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka reaguar pas tensioneve në protestën e opozitës ku protestuesit hodhën molotov në derën e kryeministrisë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Balla i kujton Berishës se nuk e djeg dot Shqipërinë.
“Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë!”, shkruan Balla krahas fotove me molotov nga protesta e opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Protesta e sotme e opozitës u përshkallëzua me tensione e përplasje në përfundim të fjalës së liderit demokrat Sali Berisha, ku u hodhën molotov drejt kryeministrisë. Pas kësaj protestuesit u shpërndanë te selia e PS-së dhe parlamenti. (A2 Televizion)