
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pritur nga kreu i NATO-s Mark Rutte dhe Presidenti i Turqisë Erdogan.
Kryeministri i Shqipërisë ka publikuar në rrjetet sociale momente nga përshëndetja zyrtare në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara, si dhe fotoja familjare.

Në axhendën e kryeministrit Edi Rama janë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe do të marrë pjesë në sesionin e punimeve me liderët shteteve aleate.
Po ashtu Rama do të zhvillojë gjithashtu një takim dypalësh me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Pesë vende anëtare të NATO-s pritet të përmbushin objektivin e ri të aleancës për të shpenzuar mbi 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtjen thelbësore gjatë vitit 2026, sipas të dhënave të përditësuara të publikuara nga NATO.
Shifrat u publikuan përpara samitit të liderëve të NATO-s në Ankara dhe tregojnë një rritje të ndjeshme të investimeve ushtarake nga disa vende aleate, ndërsa presioni për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes është shtuar, veçanërisht nga Presidenti amerikan Donald Trump.
(A2 Televizion)