Sejamini përplaset me Sara Milan për integrimin: Raporti i Ibarit është i zi

Nga A2 CNN
26 Maj 2026, 22:46 | Politikë

Sejamini përplaset me Sara Milan për integrimin: Raporti i Ibarit

Gazetari Neritan Sejamini dhe deputetja socialiste Sara Mila u përfshinë në  “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN, lidhur me raportin e “Ibarit”.

Sejamini tha se prej më shumë se tre dekadash qytetarëve u premtohet integrimi në Bashkimin Europian, ndërsa problemet kryesore të demokracisë vijojnë të mbeten të pazgjidhura.

“Duhet të bëhemi të sinqertë me veten dhe të përunjur, sepse kemi 36 vjet që gënjejmë dhe bëjmë propagandë se do të futemi në BE nesër. Kjo nesërmja shtyhet vazhdimisht. Raporti i Ibarit është i zi dhe ka të bëjë vetëm me çështje që varen nga politika”, deklaroi ai.

Sipas gazetarit, raporti evidenton problematika serioze në proceset zgjedhore dhe funksionimin e shtetit.

Zgjedhjet manipulohen. Administrata përdoret në zgjedhje, ka patronazhistë dhe standardet demokratike vazhdojnë të jenë problem”, tha Sejamini.

Nga ana tjetër, Sara Mila se ekziston vullnet politik për përmbushjen e objektivave dhe se shumë procese janë në fazë konkrete zbatimi.

 “ASHK-ja e ka bërë të qartë se procesi i regjistrimeve fillestare do të mbyllet deri në fund të vitit 2027. I kemi kapacitetet dhe burimet njerëzore për ta realizuar këtë objektiv”, u shpreh Mila.

 “Ata po trajtojnë çështje që lidhen me financimin e partive politike, rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe problematikat e evidentuara në zgjedhjet e fundit”, deklaroi ajo.

“Në Kuvendin e Shqipërisë nuk kalon asnjë ligj pa u negociuar fillimisht me Komisionin Europian. Shqipëria është nga të paktat vende që e ka të unifikuar 100% politikën e jashtme me Bashkimin Europian”, tha deputetja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos