Shqipëria, anëtare në BE pa të drejtë vote? Kos: Nuk ka debat për këtë, nuk i ndajmë shtetet në dy kategori

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2025, 15:02 | Politikë

Shqipëria, anëtare në BE pa të drejtë vote? Kos: Nuk ka

Bashkimi Europian nuk e ka në konsideratë mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë si vend pa të drejtë vote, një ide që është hedhur disa javë më parë edhe nga Kryeministri Edi Rama.

“Nuk ka asnjë diskutim për sa i përket të drejtës së votës, nuk kemi asnjë lloj debati në komision, për t’i ndarë shtetet anëtare në dy kategori”, tha Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së A2 CNN, Fjorela Beleshi.

Në ditë e publikimit të progres raportit për vendin tonë, A2 CNN pyeti edhe se sa realiste janë shanset e Shqipërisë që të mbyllen negociatat në vitin 2027.

“Kjo varet nga rezultatet e qeverisë dhe gjithë qytetarët shqiptarë. Përmbyllja e procesit është e mundur, por ka ende shumë punë për të bërë dhe po flas këtu për përmbylljen e procesit të negociatave. Më pas duhen një ose dy vjet që vendi të bëhet anëtar me të drejtë të plota në BE”, u përgjigj Kos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos