Shqipëria e shpalli Iranin vend që sponsorizon terrorizmin, Izraeli reagon për rezolutën

Nga A2 CNN
17 Mars 2026, 13:59 | Politikë

Shqipëria e shpalli Iranin vend që sponsorizon terrorizmin, Izraeli

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka reaguar për vendimin e Shqipërisë, që përmes një rezolute të miratuar sot në Kuvend e shpalli Iranin vend që sponsorizon terrorizmin, si dhe shpalli po ashtu Gardën Revolucionare si organizatë terroriste.  

Përmes një postimi në rrjetin social X, Gideon Sa’ar ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama dhe Parlamentin e Shqipërisë për këtë vendim.

Unë përgëzoj kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Parlamentin e Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, që e shpall Republikën Islamike të Iranit një shtet sponsor të terrorizmit. Siç thuhet në rezolutë: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Ky është një tjetër demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë”, shkruan Sa’ar në platformën "X".

Me 79 votat e Partisë Socialiste Kuvendi votoi pro rezolutës. 58 deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm në sallë, duke e konsideruar aktin si axhendë personale të Ramës. Në votim pati një abstenim që erdhi nga deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi, ndërkohë që nuk pati asnjë votë kundër.

Më herët kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi se iniciativa vjen në një kontekst të ndjeshëm për sigurinë kombëtare, duke kujtuar se vetëm pak ditë më parë Kuvendi ishte shënjestër e një sulmi kibernetik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos