“Shqipëria po varfërohet e zbrazet”, Teliti: Paketa 4 miliardë euro e PD-së është zgjidhja

Nga A2 CNN
18 Janar 2026, 15:27 | Politikë

“Shqipëria po varfërohet e zbrazet”, Teliti: Paketa 4

Shqipëria ndodhet sot në një udhëkryq ekonomik dhe shoqëror. Kështu është shprehur këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, në një reagim në rrjetet sociale.

Sipas tij, pas më shumë se një dekade politikash të gabuara, qytetarët përballen çdo ditë me rritje çmimesh, paga dhe pensione minimale, pasiguri ekonomike dhe mungesë perspektive.

“Jetojmë në kohë të vështira. Çmimet rriten çdo ditë, pagat dhe pensionet mbeten më të ulëtat në rajon, familjet mezi përballojnë jetesën, të rinjtë po largohen masivisht nga Shqipëria, ky është realiteti ekonomik&social i shqiptarëve sot. Shqipëria po varfërohet dhe po zbrazet, sepse politikat aktuale nuk prodhojnë mirëqenie, por varfërim dhe emigracion”, shkruan Teliti.

Ai thekson se Shqipëria ka nevojë për zgjidhje konkrete dhe alternativa e PD-së sipas tij, adreson rrënjën e një sërë problemesh.

“Paketa 4 miliardë euro 2026–2040 e Partisë Demokratike është alternativa politike ndaj këtij modeli të dështuar dhe adreson rrënjën e një sërë problemesh, duke filluar nga: Mbështetje reale për familjet-bonus për lindjet, pagesa mujore për fëmijët dhe lehtësim të shpenzimeve për arsim e shëndetësi. Lehtësim fiskal për të rinjtë-duke filluar me përjashtimin nga TAP për të rinjtë. Strehim i përballueshëm për çiftet e reja-kredi të buta dhe subvencione direkte për banesën. Punë dhe prodhim vendas-mbështetje konkrete për bujqësinë, zonat rurale dhe hapjen e linjave të reja të prodhimit.  Rikthim dhe qëndrim në Shqipëri-politika konkrete për ndalimin e emigracionit dhe kthimin e shqiptarëve në atdhe.  Paketa 4 miliardë euro do bëjë të mundur të jetuarit me dinjitet në Shqipëri, jo për ta braktisur atë. Paketa 4 miliardë euro është një arsye më shumë për të protestuar në 24 janar, pasi Shqipëria ka nevojë për ndryshim kursi dhe vizion afatgjatë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos