
Ka mbërritur në Bruksel delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Rama për konferencën e 8 ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. Në një deklaratë për mediat kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e këtij momenti për Shqipërinë.
“Është moment shumë i rëndësishëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit dhe një moment për të cilin kemi punuar fort prej një kohe të gjatë dhe ku gjysma e punës për hapjen e negociatave do të mbyllet dhe gjysma tjetër për mbylljen do të hapet. Është shumë e rëndësishme dhe e qartë që ka nevojë të diskutohet dhe nuk është një bashkim i gënjeshtërt, por i vërtetë dhe për të qenë anëtar me të drejta të plota”, tha kryeministri.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë Shqipëria si një nga vendet më pro-europiane, është e gatshme për të vijuar më tej, pasi siç theksoi ai nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë.
“Nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë, por me një union real politik dhe me një rrugëtim të anëtarësimit me të drejta të plota dhe bashkë me reformat e nevojshme. Shqipëria ka qenë 100 % në përputhje me politikën e jashtme të BE. Shqipëria është gjithmonë e gatshme për të vijuar më tej pa pasur asnjë imagjinatë të kënaqësisë momentale dhe duhet të theksojmë që sipas barometrit, Shqipëria është një ndër vendet më pro-europiane”, tha kryeministri.

Konferenca e 8 ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE shërben për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria dhe për të vendosur kushtet përmbyllëse për Grupin 1,Themeloret, e cila përfshin kapitujt për gjyqësorin dhe të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, funksionimi i institucioneve demokratike, reforma e administratës publike dhe kriteret ekonomike. Ky grupkapitull përfshin gjithashtu prokurimin publik, statistikat dhe kontrollin financiar.
Bruksel, Komunikim i Kryeministrit Rama para nisjes së Konferencës së 8-të ndërqeveritare Shqipëri-BE
Kryeministri Rama, ndodhet sot në Bruksel për të marrë pjesë në Konferencën e 8-të ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, në krye të një delegacioni të përbërë nga ministra të kabinetit qeveritar.
Në mbërritjen e tij, kryeministri Rama u shpreh për mediat e pranishme:
-Kryeministër, cila është rëndësia e kësaj dite për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar?
Kryeministri Edi Rama: Është një moment shumë shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit dhe është një moment për të cilin kemi punuar shumë fort qysh prej një kohe të gjatë. Dhe është një moment ku gjysma e punës nëse duhet ta them kështu e kapitujve të hapur do të mbyllet dhe gjysma tjetër e mbylljes do të hapet.
-Dua të pyes që është thënë që për shtetet e ardhshme anëtare konsiderohet që shtetet e reja anëtare të mos kenë një të drejtë për të vendosur për çështje të caktuara. Çfarë mendoni për këtë?
Kryeministri Edi Rama: Unë në fakt i kam përmendur, kam qenë kampion i qasjeve të ndryshme në të kaluarën sepse kam mësuar se kapaciteti për të vazhduar zgjerimin, siç ka ndodhur më përpara nuk është aty, në kryeqytetet e rëndësishme dhe është shumë e qartë nga ana tjetër që nëqoftëse bëhet si duhet është gjëja e duhur për tu bërë.
Pra e mbështes, por duhet të diskutohet, duhet konceptuar ashtu siç duhet sepse nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë. Ka të bëjë së pari me një union real politik dhe së dyti me një rrugëtim të anëtarësimit të plotë me të drejta të plota bashkë me reformat e nevojshme të Bashkimit Europian.
-Për sa kohë mendoni që do të ishte në rregull që Shqipëria të jetë anëtare e BE-së pa të drejtë Veto, për sa kohë do të ishte në rregull që Shqipëria të ishte kështu?
Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, kështu që nuk kemi ndjerë ndonjë kënaqësi të përfytyrojmë të kemi veto, duke qenë vendi më pro Bashkimit Evropian e më pro atlantik në Evropë dhe kur them vendi më pro BE-së flas për barometrin e BE-së, nuk flas për atë që mendojmë ne. Ne jemi fanatikë të BE-së, kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së. (A2 Televizion)