Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare për “Themeloret”

Nga Fjorela Beleshi
26 Maj 2026, 19:16 | Politikë

Po mbahet në Bruksel Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. Kjo tryezë shërben për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria dhe për të vendosur kushtet përmbyllëse për Grupin 1, Themeloret, e cila përfshin kapitujt për gjyqësorin dhe të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, funksionimin e institucioneve demokratike, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike. Ky grupkapitull përfshin gjithashtu prokurimin publik, statistikat dhe kontrollin financiar.

Sipas axhendës, në orën 20:15 do të mbahet konferenca për shtyp e Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres për Zgjerim Marta Kos dhe zëvendësministres së Jashtme të Qipros. Pas kësaj konference, përveç se Shqipëria do të marrë kushtet për Themeloret, vendit tonë i hapet rruga për përmbylljen e kapitujve të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos