Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kuvend, për të shqyrtuar heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK.
Partia Demokratike kërkoi që mbledhja e radhës për miratimin e autorizimit për arrestimin e Ballukut të zhvillohet të hënën, ndërkohë që mazhoranca kërkoi 1 muaj kohë.
Mbledhja e mbyll nga Kryetari i Kuvendit pa caktuar datë. Ndërkohë A2 CNN ka zbardhur pjesë nga debati brenda mbledhjes.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është drejtuar kryetarit të Parlamentit, Niko Peleshi, duke i kërkuar që të caktojnë datën e mbledhjes.
Bardhi-Peleshit: “Cakto datën e mbledhjes. Do ta thërrasim me 1/2 për të hënën. Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen. Turp”. (A2 Televizion)