“Vendosin pishinë dhe jo konvikte! Projekti i Bashkisë në letër për Kampusin Universitar

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2025, 15:59 | Politikë

Anëtarja e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, tha se projekti i kampusit universitar i paraqitur nga Bashkia është shumë i bukur në letër, por pikërisht aty, sipas saj, fshihet edhe abuzimi më i madh.

Aty parashikohet rikonstruksioni i godinës së Fakultetit Ekonomik. Shumë mirë. Parashikohet ndërtimi i një pishine olimpike. Por nuk parashikohet asgjë për konviktet. Ne kemi parë skenat se janë bërë dhe mediatike se si studentë që vijnë nga e gjithë Shqipëria kërkojnë një dhomë konvikti duke pasur parasysh që të marrësh sot një apartament me qira është shumë shtrenjtë dhe në vend që të parashikohet pra ndërtimi i godinave të reja apo riparimi i godinave të reja të konvikteve për studentët nuk parashikohet diçka asgjë nuk asgjë”, tha Zhulali në Puls nga Bruna Çifligu në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos