“S’kam interes për opozitën, McGonigal do ta ritakoja”, Rama tregohet indiferent

Nga Julian Kasapi
21 Shkurt 2024, 22:17 | Politikë

Tubimi i opozitës dhe bashkimi i demokratëve janë dy zhvillime të cilat Edi Ramës nuk ia kanë tërhequr vëmendjen. Me daljen nga dyert e PS-së pas mbledhjes së Asamblesë, kryesocialisti u pyet nëse shkak i riorganizimit të PS-së të ketë qenë edhe tubimi i djeshëm i opozitës.

Nuk kam informacion për organizimin e opozitës. Nuk e ndjek opozitën sepse s’kam asnjë interes dhe asnjë arsye për hir të vërtetës të jem i vëmendshëm se çfarë bën ajo që ju e quani opozitë. Opozita në fakt nuk është opozitë, janë konglomerate, grupe. Realisht nuk kam asnjë interes.

Prej një viti emri i Edi Ramës lakohet si pjesë e dosjes McGonigal, ku ish-zyrtari i lartë i FBI-së tashmë është dënuar nga drejtësia amerikane, dhe pjesë të fajeve penale ka edhe takimet me kreun e qeverisë shqiptare.

E kam takuar dhe do ta takoja sa herë të kthehesha mbrapa sepse unë në takimet e mija jam kryeministër i Shqipërisë dhe vlerësoj se në të gjitha rastet kur më kërkohet takim nga zyrtarë amerikanë, evropianë, apo të vendeve aleate, jam gjithmonë i gatshëm t’i pres."

McGonigal vijon të jetë pjesë e artikulimeve publike të opozitës e cila ka paralizuar aktivitetin normal parlamentar. Por kjo nuk e shqetëson Edi Ramën, duke u shprehur se Kuvendi do të vijojë me seanca blic sa kohë nuk ka kushte për diskutime. Diskutime të cilat kanë ngecur edhe sa i përket tratativave për miratimin e Amnistisë Penale.

Një keqkuptim total që është krijuar për ta thënë me fjalë të buta dhe që është adresuar menjëherë sot nga Ministri i Drejtësisë, ashtu siç është adresuar edhe nga Komisioni i Ligjeve.

Për miratimin e amnistisë duhen bindur edhe deputetë jashtë radhëve të maxhorancës pasi nevojiten 84 vota, aq më shumë kur Lulzim Basha u shpreh publikisht që do ta bojkotojë seancën parlamentare të së enjtes. Por kjo deklaratë duket se nuk e kishte shqetësuar kryesocialistin. “Kush është ky? Çfarë ore e tha? Ka qenë akoma përgjumësh.(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos