SPAK publikon të dhënat për krimet zgjedhore për 11 majin

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 11:17 | Politikë

SPAK publikon të dhënat për krimet zgjedhore për 11 majin

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë publike të dhënat e fundit mbi hetimet për krime zgjedhore për 11 majin. Sipas raportit, janë administruar gjithsej 156 materiale kallëzuese, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme kanë kaluar në fazën e hetimit penal.

Denoncimet elektronike dhe sinjalizimet
SPAK ka marrë 50 denoncime në mënyrë elektronike përmes portalit Denonco Krimin Zgjedhor dhe adresës zyrtare të email-it ([email protected]), si dhe 5 sinjalizime në numrin e gjelbër.

Procedime penale të regjistruara
Deri tani janë regjistruar 39 procedime penale, të ndara sipas veprave penale në këtë mënyrë:

33 raste për korrupsion aktiv në zgjedhje (neni 328 i Kodit Penal),
4 raste për korrupsion aktiv dhe pasiv (neni 328 dhe 328/b),
1 rast për përdorim të funksionit publik për qëllime politike (neni 328/a),
1 rast tjetër për shkelje të nenit 328/a dhe nenit 248 (shpërdorim detyre).

Administrimi i materialeve kallëzuese
Nga 156 materialet e administruara:

39 janë procedime të hapura penale,
25 janë mbyllur me vendim për mosfillim të hetimit penal,
24 janë transferuar për kompetencë në prokuroritë e rretheve,
17 janë dërguar për verifikim shtesë në Policinë Vendore,
1 është bashkuar me një çështje ekzistuese.

Sipas SPAK, pjesa e mbetur është ende në proces verifikimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos