Lodhen numëruesit, ndërpritet numërimi i votave në Pogradec

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 09:06 | Politikë

Lodhen numëruesit, ndërpritet numërimi i votave në Pogradec

Është ndërprerë numërimi i votave në KZAZ 70 në Pogradec. A2 CNN mëson se në unanimitet anëtarët e kësaj KZAZ-je kanë vendosur ndërprerjen totale të numërimit deri në orën 12:00.

Shkak për ndërprerjen është bërë lodhja e numëruesve dhe mos paraqitja e numëruesve zëvendësues.

Deri më tani në qarkun e Korçës janë numëruar 171 nga 422 kuti, ku në avantazh është PS me 55% të votave, kurse PD 35%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos