Spiropali uron Mike Johnson për rizgjedhjen në krye të Dhomës së Përfaqësuesve

Nga A2 CNN
4 Janar 2025, 09:52 | Politikë

Spiropali uron Mike Johnson për rizgjedhjen në krye të

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ka uruar sot Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson, për rizgjedhjen.

“Urime Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Mike Johnson, për rizgjedhjen. Jam e bindur se nën lidershipin e Kryetarit Johnson, bashkëpunimi midis Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe Kuvendit të Shqipërisë do të vijojë të zgjerohet dhe intensifikohet”, shkruan znj. Spiropali.

Mike Johnson u rizgjodh kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të premten pas një raundi të gjatë votimi që vuri në dukje ndasitë e vazhdueshme mes Partisë Republikane në Kongres. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos