“Strehuam edhe iranianët njësoj si hebrenjtë”- Rama në Parlamentin e Izraelit: Për pak na shkatërruan infrastrukturën digjitale!

Nga A2 CNN
26 Janar 2026, 16:51 | Politikë

“Strehuam edhe iranianët njësoj si hebrenjtë”- Rama

Në vijim të fjalës së tij në Parlamentin e Izraelit, kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria njësoj siç strehoi hebrenjtë gjatë Luftës II Botërore, strehoi edhe iranianët e rrezikuar nga regjimi i Ajatollahut, të cilët janë ende në Shqipëri.

Rama shtoi se duke strehuar iranianët, Shqipëria ka marrë edhe kosto, që sipas kryeministrit për pak u shkatërrua infrastruktura digjitale e vendit si pasojë e sulmeve kibernetike, shkruan A2 CNN.

“Këtë e kemi bërë dhe me kombe të tjera. Kjo është arsyeja që i kemi dhënë dhe mijëra iranianëve strehim dhe mbrojte. Nuk është diçka qe e kemi bërë pa risk dhe nuk është pa risk edhe sot. Të strehosh një qenie tjetër njerëzore që është në rrezik, nuk është një veprim që nuk paraqet rrezik, përkundrazi.

Ne i rezistuam sulmeve të egra që për pak shkatërruan infrastrukturën tonë digjitale. U këshilluam nga miqtë tanë të mëdhenj, që mos të reagojmë në mënyrë të nxituar ndaj Iranit sepse ata janë të mëdhenj.

Ne kemi ndërprerë dhe lidhjen më të hollë që kishim e regjimin dhe kemi mbyllur çdo lidhje me ta. Teksa media po flet për rreth 30 mijë të vrarë, nuk po shohim protesta rreth e përqark Evropës kundër regjimit të Ajatollahëve”, tha mes të tjerash Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos