Ermal Hasimja, drejtuesi i Forumit të Dialogut Politik, i ftuar në “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, u shpreh se nuk do të thotë asgjë takimi i kryeministrit Edi Rama me Presidentin amerikan Donald Trump.
“Çfarë ndryshoi se Rama u takua me Presidentin Donald Trump? Me shumë gjasa, Trump ka takuar Ramën dhe ka pyetur ndonjë këshilltarin e vet: “Kush ishte ky?”. Mendoni se Trump i njeh 50 krerët e shteteve që ishin aty? Shtrëngimi i duarve me zotin Trump dhe rregullimi i marrëdhënieve me SHBA-në janë dy gjëra krejt të ndryshme”, tha Hasimja.
“Ajo e para i intereson zotit Rama dhe ia doli, i shtrëngoi duart. Unë nuk shoh ndonjë arritje të madhe aty. A bëmë mirë që shkuam? Po, patjetër që bëmë mirë. Por, marrëdhënia me SHBA është në pikën më të ulët dhe kjo shihet nga deklaratat nga Ambasada Amerikane”, shtoi Hasimja. (A2 Televizion)