Trump nominon ambasadorin për Shqipërinë

Nga A2 CNN
13 Prill 2026, 22:05 | Politikë

Trump nominon ambasadorin për Shqipërinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, propozoi emërimin e ish-gjeneralit amerikan në NATO, Eric Wendt, si ambasador të ri të SHBA-së në Shqipëri.

Sipas një njoftimi për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, në kuadër të nominimeve dhe tërheqjeve të dërguara në Senat, Wendt u propozua për të drejtuar misionin diplomatik amerikan në Tiranë.

“Eric Wendt, nga Kalifornia, të emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Emërimi i tij pritet të shqyrtohet nga Senati amerikan, i cili duhet të japë miratimin përfundimtar.

Aktualisht, SHBA-ja nuk ka ambasador me mandat të plotë në Shqipëri.

Nancy VanHorn shërben si e ngarkuar me punë që nga viti 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos