Rasti hungarez, Duka: Ramën do ta rrëzojnë të vetët

Nga A2 CNN
13 Prill 2026, 21:40 | Politikë

Kreu i PAA-së Agron Duka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama s eka prushir rregullat e lojës në politikë duke marrë figura nga kampi kundërshtar. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai tha se modeli hungarez nuk është i aplikueshëm në Shqipëri.

“Ky i ka futur duart në opozitë dhe ka shumë. A do thoni ju bravo i qoftë? Po nuk është bravo i qoftë, se prish gjithë rregullt e lojës. Shembulli shqiptar nuk është një lloj si në Hungari se ne kemi pasur raste që kanë dalë individë nga opozita, janë munduar edhe kanë shkuar deri në dy deputetë. Nëse provojmë të njëjtën gjë unë them që s'do kemi rezultat. Kështu që sado të jesh tifoz me këtë Orbanin dhe këdo qoftë, unë s'jam tifoz me ndenj kaq shumë pushtet”, u shpreh Duka në Off the Record në me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij, rotacioni politik në Shqipëri mund të vijë ose përmes bashkimit të opozitës rreth një figure të re dhe të fortë, ose nga zhvillime të brendshme brenda vetë mazhorancës.

“Nëse ne mendojmë që duhet të dalë një nga opozita, por duhet opozita të bashkohet dhe të nxjerrë një element i cili mund të kthejë, mund të vijë rotacioni. Po pse ka rregull loje këtu që ti e merr e shkatërron opozitën. S'ka ideologji më fare këtu brenda të majtës. S'po gjejmë të majtën. Kështu që unë them që mbase ose opozita e bashkuar do të gjejë një zgjidhje të përbashkët për nxjerrë element të ri i cili mund të sjell rotacionin ose brenda llojit mund të ketë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos