Protesta e opozitës, Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon në Tiranë! Fitore

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2026, 12:16 | Politikë

Protesta e opozitës, Berisha: “Uragani i lirisë”

Pesë orë para protestës kombëtare të opozitës, kreu i Partisë Demokratike ka njoftuar në rrjetet sociale se uragani i lirisë do të vërshojë sot në Tiranë. Thirrjen për protestën e shoqëroi me  mesazhin për fitore.

“Sot në ora 17:00 “Uragani i lirisë” vërshon në Tiranë. Fitore!”, shkruan kreu demokrat krahas fotos së protestës së 24 janarit.

Që nga njoftimi i datës së protestës, Berisha ka bërë vazhdimisht thirrje për pjesëmarrje masive për rrëzimin e qeverisë Rama.

Protesta e cila pritet të zhvillohet përpara Kryeministrisë, ka vënë në gatishmëri maksimale policinë e Shtetit, e cila ka marrë masa të shtuara sigurie për mbarëvajtjen e saj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos