Tubimi me molotovë, Balliu: Protestuesit e arrestuar janë dhunuar

Nga A2 CNN
18 Prill 2026, 13:34 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka vizituar protestuesit e arrestuar në qeli. Në një deklaratë për mediat pas takimeve, deputeti demokrat pohoi se të gjithë protestuesit janë dhunuar.

“Pata takim me të gjithë të paraburgosurit. Disa prej tyre janë të dëmtuar. Gentiani për shembull ka probleme edhe në qëndrimin në këmbë për shkak të marrjes zvarrë dhe hedhjes së tij drejt disa tubave të hekurit gjatë momentit të arrestimit. Gjithashtu një i ri tjetër nga Sukthi është goditur shumë, plagët duken te pjesa e fytit që është kapur prej fyti, është goditur në trup, sepse e ka trupin me vula dhe duket sepse bluzën ja kanë shqyer komplet. Qartazi një akt kriminal dhe barbar ndaj protestuesve. Mjeku këtu i ka vizituar, ka marrë masat. Të gjithë kanë pasur probleme dhe kanë probleme aktualisht me sytë për shkak të lëndëve djegëse që kanë përdorur policia”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos