“U ngujuan në Gjykatë”, Gazetari tregon prapaskenat e Kushtetueses për Ballukun: Dilnin me çelësa në duar

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2025, 21:49 | Politikë

Gazetari Ervin Koçi ka treguar detaje nga prapaskenat në Gjykatën Kushtetuese mbi pezullimin e zv,kryeministres Belinda Balluku. Në Çdo kënd me Merita haklajn në A2 CNN ai theksoi se vendimi për rikthimin e saj në detyrë ka krijuar debat të fortë publik dhe institucional. Sipas tij, ndërsa besimi ndaj GJKKO-s dhe SPAK-ut është i lartë, vendimi i Kushtetueses duket se ka goditur këtë kredibilitet, pasi riktheu në detyrë një zyrtare ndaj së cilës vijojnë hetimet për disa çështje.

“Besimi ndaj GjKKO-së e SPAK-ut është tepër i lartë dhe sigurisht Gjykata Kushtetuese me vendimin që mori me rikthimin në detyrë të zonjës Balluku duket se i dha një goditje kredos publike që kishte ngritur Gjykata e Posaçme. Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë një person ndaj të cilit po zhvillohet një hetim për disa çështje. Me këtë vendimmarrje dhe ndarja e gjyqtarëve ku vendimi u mor me shumicë dhje jo me unanimitet tregon që presioni publik i bërë në një çështje të caktuar ka ndikuar dhe tek gjyqtarët kushtetues gjatë kohës që gjykata merrte kohë për të shqyrtuar këtë akt”.

Koçi rrëfeu në A2 CNN, se gazetarët panë gjyqtarët kushtetues të qëndronin në ambientet e institucionit deri në orët e vona të natës, duke dalë me çelësa në dorë dhe duke vendosur drynin vetë.

“Jemi habitur kur kemi parë gjyqtarë kushtetues të dalin nga gjykata në orën 9:30 në orën 10 të darkës me çelësa në duar. Pra, stafi i gjykatës kishte kryer detyrën e vet, e kishte mbyllur. Ndërsa gjyqtarët kushtetues vijonin qëndronin aty, madje vendosnin dhe drynin për të mos lënë derën hapur për shkak se qëndronin deri në orët e vona për të shqyrtuar një vendimmarrje të tillë. si duket ishte një patate e nxehtë në duart e tyre”.

Nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese ka argumentuar se pezullimi i Ballukut “rrezikon të sjellë pasoja që prekin interesin shtetëror gjatë ushtrimit të kompetencave ekzekutive”, duke njohur rolin e saj si zëvendëskryeministre dhe ministre.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos